Futboll

“Emri Juventus më jep të dridhura, nëse shënoj nuk festoj”

Të martën në mbrëmje Tottenham do të përballet me Juventus në takimin e parë të të tetave të finales së Champions League. Mes “Spursave” luan në sulm edhe Fernando Llorente, që më parë ka veshur edhe fanellën bardhezi gjatë sezoneve 2013-2015. I intervistuar nga “Premium Sport”, sulmuesi spanjoll ka deklaroi se do të respektojë ish-ekipin e tij në atë masë, saqë nëse do të shënojë në portën e Buffon, nuk do të festojë.

“Kanë qenë dy vite të mrekullueshëm. Kam veshur fanellën e skuadrës më të madhe në Itali. E kam Juventusin në zemër, kujtimet më lidhin me atë qytet. Tifozëve bardhezinj u them: ‘do të mbaj veshur një tjetër fanellë, por ju dua shumë, pres me padurim që t’ju rishoh. Të shënoj gol? Nuk do të festoja për respekt. Kudo që dëgjoj emrin Juventus më vijnë akoma të dridhurat. Kush e nis i avantazhuar në këtë përballje direkte? Unë them 50/50, janë dy skuadra shumë të forta. Pas shortit, i thashë vetes se vendosi fati. Jam përballur me Juventusin edhe gjatë kohëve te Sevilla, por nuk pata udhëtuar drejt Torinos, për shkak të një dëmtimi. Do të jetë shumë emocionuese të rikthehem’, deklaroi Llorente.

Related posts

Ringritja e Teutës, durrsakët të avantazhuar për mbijetesën

Sadik.Autor

Guardiola nuk tërhiqet, bën këtë deklaratë të fortë

Q.Autor

“​SI MALLKIM”/ Asnjë trajner nuk ia del të qëndrojë te Real Madrid deri në fund të kontratës

Isa.Autor

Leave a Comment