Futboll Seria A

Allegri: Napoli, më mirë se Juventus!

Massimiliano Allegri foli në përfundim të ndeshjes së luajtur në shtëpi ndaj Sassuol dhe të fituar nga Juventus me rezultatin e thellë 7-0. Në intervistën e dhënë për “Premium Sport”, trajneri i bardhezinjve deklaroi: “Komplimentoj futbollistët për mënyrën si interpretuan ndeshjen. Në kampionat nuk mund t’i lejojmë vetes hapa fals. Napoli po udhëton me shpejtësi mbresëlënëse”.

“Ndeshja mund të mos ishte e lehtë, por u treguam të aftë që ta adresonim në rrugën e duhur menjëherë. Higuain? Jam i lumtur për atë dhe skuadrën, bëri një performancë të mirë në nivel teknik. Skuadra bëri mirë, po rriten të gjithë, edhe Bernardeschi për shembull. Përpara kemi një Napoli që ka një pikë më shumë se ne, prandaj po bën më mirë, por ne duam t’i bëjmë presion dhe t’i qëndrojmë ngjitur deri në vrullin final. Tani mendojmë të përgatisim ndeshjen ndaj Fiorentinës, gjithmonë e vështirë për ne. Duhet të absorbojmë këtë fitore 7-0, që mund të na bëjë të “flejmë mbi dafina”. Kjo gjë nuk duhet të ndodhë”, përfundoi Allegri.

Related posts

PAS SHKARKIMIT NGA TIRANA/ Egbo reagon për herë të parë: Kishte kohë që prisnin të më hiqnin…

Delo.autor

INTERI NË KAOS/ Zikaltrit kanë një PROBLEM të madh, mesfushori MILIARDER i “zë derën”

Isa.Autor

E DHIMBSHME/ KUKËSI në zi, ndahet nga jeta sportisti KAMPION (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment