Futboll Seria A

Berlusconi: Milan? I duhet një president në Itali

Silvio Berlusconi, ish-pronari i Milan, është në qendër të fushatës elektorale dhe sikurse shpesh ka bërë, është rikthyer të flasë për Milan. Kësaj here nuk i ka kursyer një shkundje edhe pronarit të ri të klubit kuqezi. Gjithsesi, menjëherë më pas ai mendoi menjëherë për ta korigjuar sulmin e tij, duke folur për merkaton intensive të zhvilluar nga pronarët kinezë.

“Duhet të ketë një zëvendës në Itali. Unë e bëja rolin e presidentit në një mënyrë ndryshe. Palotës i tregoja se si e bëja unë presidentin. Isha pranë skuadrës dhe futbollistëve. I kontaktoja gjatë javës, kur ndonjëri dëmtohej më ndjente prezent. Të shtunën isha mes futbollistëve dhe flitej për skuadrën kundërshtare. Vështirë të gjendet një zëvendësues. Është e vështirë, unë kam folur gjithmonë në këmbë dhe jo mbi kolltuk”, deklaron Berlusconi për “Telelombardia”.

“Rikthim te Milan? Fatkeqësisht nuk ka asnjë shpresë për fëmijët e mi, për tifozët, për miqtë e mi, që unë të rikthehem dhe të interesohem për Milan. Vendimi im i vuajtur është përfundimtar, sepse kam pretenduar dhe pretendoj që për t’i dhënë Milan nivelin që Milan meriton, nuk mjaftojnë kapitalet e vetëm një familje. Ky ortak kinez, ky zotëri me ne i ka mbajtur gjithmonë premtimet, ka qenë gjithmonë i përpiktë me pagesat dhe ka qenë i përpiktë për të aplikuar dhe realizuar një fushatë merkato e njoftuar në vlerën 250 milionë euro. Fushatën e merkatos e realizoi, ndërsa të diskutosh për rezultatet konkrete të kësaj fushate, është tjetër gjë”, përfundoi Berlusconi.

Related posts

Inter do të fitojë 25 milionë euro, sepse Kondogbia po shkelqen tek Valencia

Q.Autor

Lajm i keq për Barcelonën, Umtiti në radarin e Manchester United

Sadik.Autor

TURBULLOHEN UJRAT NË MERKATO/ Marotta shfaq klauzolën anti-Juventus për Icardin, ja shifra e “çmendur”

Delo.autor

Leave a Comment