Futboll Premier League

Skandaloze, anësori feston për penalltinë e akorduar në favor të Tottenham

Supersfida mes Liverpool dhe Tottenham ka dhuruar spektakël dhe emocione të pafundme, sidomos në 10 minutat e fundit të ndeshjes.

Gjithçka filloi me një penallti të akorduar në favor të Spurs, ku kryesori John Moss shkon për të biseduar me anësorin i cili mesa duket ka pasur një pamje më të mirë. Pasi kaluan një moment të vetëm në cepin e fushës, ata vendosin se penalltia ishte dhe në atë moment ndodh diçka e çuditshme.

Teksa kryesori Moss po shkonte drejt zonës, anësori mori rrugën drejt vijës fundore aty ku rrinë zakonisht anësorët gjatë penalltive. Dhe teksa po shkonte aty ka bërë një gjest sikur ishte duke festuar penaltinë e akorduar. Ose mbase ka qenë një tik nervor, nuk i dihet.

 

Related posts

Argjentina humbet portierin titullar për Botërorin, pëson dëmtim të rëndë në gju

Sadik.Autor

PAMJET/ Një Rolls Royce 300 mijë paund, shikoni reagimin e Ronaldos pas dhuratës që i bëri Xhorxhina për Krishtlindje

F.autor

TMERROHET MOURINHO/ Juventus gati 65 milionë euro për yllin 20-vjeçar të Man United

Isa.Autor

Leave a Comment