Futboll Premier League

Arsenal, Wenger shfaqet optimist për rinovimin e Wilshere

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, beson fort se Jack Wilshere do të nënshkruajë kontratë të re me “Topçinjtë”, raporton Daily Mail.

Wilshere mund të largohet nga Arsenali si lojtar i lirë pas kësaj sezoni, por Wenger ndien se është pranë vazhdimit të kontratës së 25-vjeçarit, transmeton Express.

Momentalisht, mesfushori anglez fiton 115 mijë euro në javë në kontratën e tij me Arsenalin.

Por, trajneri francez shpreson se Wilshere do të pranojë një pagë javore prej 90 mijë euro me një numër bonusesh që ndërlidhen me performancat e tij.

Related posts

POGBA ËSHTË NJË “MASKIM”/ Ja ëndrra në sirtar e Juventusit në merkato…

Delo.autor

ARSENAL-CARDIFF/ Cardiff shkurton avantazhin, shënon Mendez-Laing

Delo.autor

Hazard në Manchester United? Vjen lajmi që pak kush priste

Sadik.Autor

Leave a Comment