Futboll La Liga

Atletico paralajmëron: Simeone është “i paprekshëm”!

Presidenti i Atletico Madrid, Enrique Cerezo, ka përsëritur edhe një herë mbështetjen për trajnerin Diego Simeone, duke këmbëngulur se argjentinasi është “i paprekshëm” në klubin kryeqytetas. Teksa rendihet në vendin e dytë në La Liga gjatë këtij kampionati, por është eliminuar nga Champions League dhe ka pasur disa pakënaqësi në bordin drejtues të “Los Colchoneros”. Në këto kushte kanë nisur zërat për një largimi të Simeone nga “Wanda Metropolitano”, por Cerezo ka përgënjeshtruar gjithçka.

“Askush në ambientin tonë nuk ka dyshime për “El Cholo” dhe duam të vazhdojmë sa më gjatë punën me të”

“Unë dua ta them me zë të lartë: Simeone është i paprekshëm te Atletico Madrid. Eshtë figura më e dashur për futbollistët, drejtuesit dhe tifozët, – tha Cerezo në një intervistë për “Marca”. – Askush në ambientin tonë nuk ka dyshime për “El Cholo” dhe duam të vazhdojmë sa më gjatë punën me të.” Në janar, Atletico e Madridit afroi dy futbollistët e blerë në sulm, Vitolo dhe Diego Costa, të cilët nuk mund të federoheshin vetëm për shkak të embargos së Atletico në merkato nga FIFA. “Këtë verën e kaluar nuk mund të merrnim asnjë përforcim dhe patjetër që për të garuar në nivelet më të larta skuadra duhet të marrë futbollistë të aftë. Gjërat ndryshuan në janar dhe bashkë me Simeone do të rikthehemi te suksesi,” – tha Cerezo.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Mesfushori rinovon kontratën me “Djajtë e Kuq”, ja përfitimet

Delo.autor

PENALLTI PËR PREKJE ME DORË/ Ronaldo nuk fal! Lopez i hoqi mrekullisht një gol (VIDEO)

Delo.autor

Guardiola: Ndonjëherë të vjen ta VRASËSH, ndonjëherë thua “wow, çfarë lojtari”

Isa.Autor

Leave a Comment