Futboll La Liga Sport

PRITET TRANSFERIMI NË “CAMP NOU”/ Ja sa do të jetë rroga e Antoine Griezmann te Barcelona

Pas 5 vitesh tek Atletico e Madridit, Antoine Griezmann i ka dhënë dje “lamtumirën” klubit madrilen dhe tifozëve.

Përmes një videoje në rrjetet sociale, francezi pas diskutimit me presidencën e klubit, njoftoi dhe tifozerinë për largimin.

Prestigjiozja “L’Equipe”, zbulon se Griezmann kishte arritur një marrëveshje me Barcelonën që në muajin mars.

Francezi do të transferohet në verë në Katalonjë dhe do të përfitojë 17 milionë euro në sezon, pra 4 milionë euro më shumë se ajo që përfiton tek Atletico.

Nga ana tjetër zbulohet se Real Sociedadi, skuadra e parë në Spanjë e Griezmannit, do të përfitojë 20% të shumës që do të shitet sulmuesi te Barcelona.

Related posts

E BUJSHME/ Lëvizje surprizë, Armando Broja dhe Kristiano Ronaldo mund të bëhen shokë reparti në janar

F.autor

PAS KRITIKAVE TË ASHPRA PËR SIMULIMET/ Neymar: Kur humb Brazili, pesha bie mbi…

Delo.autor

Ardit Hila ka firmosur zyrtarisht me Partizanin

Sadik.Autor

Leave a Comment