Futboll Ligue 1

Balotelli u ankua për ofendime raciale, por gjyqtari e ndëshkoi me karton!!!

Klubi francez i Nice është ankuar se Mario Balotelli ka marrë një karton të verdhë në momentin që ka pretenduar nga gjyqtari të ndalë koret raciste kundër tij në ndeshjen e humbur 3-2 ndaj Dijon, të shtunën në mbrëmje.

Ishte minuta e 74-t, kur sulmuesi me ngjyrë nga Italia protestoi te gjyqtari Nicolas Rainville në lidhje me abuzimin që po bënin tifozët e Dijon. Në faqen zyrtare të Nice në “Twitter”, italiani shkroi: “Mario Balotelli mori karton të verdhë pasi e humbi durimin me ofendimet raciste që po vinin nga tifozët vendas.”

Nuk janë dhënë detaje të tjera në lidhje me ngjarjen me trajnerin Lucien Favre dhe presidentin Jean-Pierre Riviere që janë ankuar për gjyqtari Rainville, por për vendime të tjera në ndeshje, jo për kartonin e verdhë ndaj sulmuesit. Nuk është hera e parë që Mario Balotelli pëson ofendime të tilla në Francë. Në janar 2017, ai foli kundër tifozëve të Bastia që gjatë ndeshjes imitonin majmunët në momentin që ai prekte topin. Atëherë, Federata Franceze e Futbollit nisi një hetim, ndërsa këtë herë nuk dihet se çfarë do të ndodhë.

Related posts

(VIDEO) Milan ‘turpërohet’ në Verona, rikthehet kriza tek kuqezinjtë

Delo.autor

NJË BEFASI PËR MILAN/ Liverpool ofron 30 milionë për të “rrëmbyer” mbrojtësin…

Delo.autor

Kur dashuria “vret”. Tifozi futet në fushë me fanellën e Trashit, arbitri anulon golin e këtij të fundit

Q.Autor

Leave a Comment