Futboll Premier League

Barazimi ndaj Tottenham, Klopp sulmon ashpër gjyqtarët

Jurgen Klopp nuk është aspak i kënaqur me vendimet e gjyqtarëve në barazimin 2:2 me Tottenhamin

Liverpool barazoi 2:2 me Tottenhamin në Premierligë, ndeshje e cila u vendos në sekondat e fundit, me golin e shënuar nga Harry Kane nga pika e bardhë.

Pas ndeshjes trajneri Jurgen Klopp akuzoi gjyqtarët për dy pikët e humbura.

“Ishte e qartë se në fushë dy skuadra me kualitete të larta kërkonin të fitonin ndeshjen”, tha fillimisht Klopp gjatë konferencës për media.

“Rezultati final ishte i ndikuar nga gjyqtar dhe ne duhet gjithmonë t’i pranojmë ato vendime. A keni dëgjuar ndonjëherë që gjyqtarët të arsyetojnë vetën”, tha gjermani.

Pas kësaj ndeshje, Liverpool mbetet në vendin e tretë më 51 pikë, ndërsa Tottenham në vendin e pestë më 49 pikë.

Related posts

Tare: Ndjekim prej muajsh Valon Berishën, është lojtar interesant

Sadik.Autor

BARCELONA I MBYLL DERËN PAULO DIBALËS/ Ksavi: Është një i mbivlerësuar!

F.autor

ECURIA NË EUROPË/ Shqipërinë e kalon edhe… Lihtenshtejni. Ja renditja e plotë

Delo.autor

Leave a Comment