Futboll Seria A

Barazimi ndaj Udineses, Gattuso: Jam i lumtur edhe pse nuk fituam

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso është i lumtur me paraqitjen e futbollistëve të tij, pas barazimit 1:1 me Udinesen

Milan ka barazuar 1:1 me Udinesen në udhëtim, ndeshe të cilën e mbyllën me 10 futbollistë, pasi me karton të kuq u ndëshkua mbrojtësi i majtë, Calabria.

Për këtë takim trajneri Gennaro Gattuso thotë se ka qenë ndër ndeshjet më të mira të këtij sezoni, ani pse në fund nuk fituan.

“Na vjen shumë keq që barazuam. Luajtëm një nga ndeshjet më të mira, me dëshirë, karakter dhe ide”, tha pas ndeshjes italiani.

“Jam i lumtur me reagimin e skuadrës. Jam shumë i lumtur me paraqitjen edhe pse në fund nuk fituam”, u shpreh në fund Gattuso.

Milan pas 23 xhirove në Serie A renditet në vendin e tetë më 35 pikë, 10 më pak se sa Inter në vendin e katërt, pozitë kjo që dërgon kualifikimin në Ligën e Kampionëve

Related posts

NDESHJA INTER-FROSINONE/ Borja Valero në “regji”, Icardi ruhet për Tottenham

Isa.Autor

ÇMENDET Juventusi/ Bardhezinjtë ofrojnë sulmuesin argjentinas dhe 100 milionë euro për yllin madrilen

Sadik.Autor

Roma mund të nënshkruaj një kontrat të re portieri brazilian

Sadik.Autor

Leave a Comment