Futboll La Liga

Barcelona dhe Reali në ‘luftë’ për të transferuar këtë sulmues

Ylli i Manchester City-t, De Bruyne adhurohet nga shumë klube evropiane dhe, megjithëse ai sapo ka rinovuar kontratën me Qyteatrët deri në 2023, dy gjigantët e La Liga-s Real Madrid dhe Barcelona e kanë në krye të listës së tyre për merkaton e verës.

De Bruyne thuhet të kushtojë rreth 110 milionë euro dhe në tregun e sotëm, një shifër e tillë për mesfushorin belg nuk është një shumë e madhe duke parë edhe cilësitë e tij.

Menaxheri i tij Patrick de Koster është shprehur për kanalin televiziv Eleven Sports: “Të gjithë e dinin që ai do të rinovonte me Manchester City-n.

“Gjithsesi, klubet e mëdha, që mund të jenë në gjendje të paguajnë shifrën e prishjes së kontratës së tij, në pyetur për të në javët e fundit.”

De Bruyne ka qenë një nga lojtarët kyçë në Etihad dhe konsiderohet si një nga lojtarët që do të fitojë çmimin e Lojtarit të Vitit në Premier League këtë sezon.

Related posts

I JASHTËZAKONSHËM/ E godet topin në lartësinë 3 metra, ja pse 85 milionë euroshi është mbret i ajrit (VIDEO)

Isa.Autor

KROACI-SKOCI/ Fitorja kualifikon të dyja skuadrat në raundin tjetër (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

EVRA QENKA I “ÇMENDUR”/ Mbrojtësi “tërbohet” dhe KAFSHON të “gjallë” një…(VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment