Futboll Seria A

Batuta e vitit: Hysaj shkëlqeu ndaj Lazios sepse ndërroi këpucët

Për Elseid Hysajn parashikohet një pjesë e dytë e sezonit mjaft intensive në radhët e Napolit.

Mbrojtësi shqiptar, një titullar i padiskutueshëm për Maurizio Sarrin në krahun e djathtë të mbrojtjes, tani duhet të mendojë edhe për mbulimin e roleve që nuk janë natyrale për të.

Kjo për shkak të dëmtimit të ri të pësuar nga Ghoulam dhe mosndërhyrjes gjatë merkatos së janarit për të marrë një mbrojtës ta djathtë si alternativë.

Tashmë futbollisti i Kombëtares shqiptare ka mbetur si “ujët e paktë” në formacionin e Sarrit për fazën mbrojtëse, me trajnerin që duhet t’i lutet Zotit që të mos i ndodhë ndonjë dëmtim i papritur.

Pas paraqitjes shumë të mirë të Hysajt ndaj Lazios, menaxheri i tij Mario Giuffredi deklaroi me humor në “Radio Kiss Kiss” se “Hysaj ka treguar se mund të bëjë mirë në fazën sulmuese.

Pikërisht ndaj Lazios ishte i fokusuar më shumë në sulm, ndërsa në ndeshjet e tjera ka menduar më shumë për mbrojtjen. Rendimenti i tij i lartë ka ardhur pasi ndërroi këpucët”, ishte batuta e agjentit të shkodranit.

Hysaj është aktivizuar në 21 nga 23 ndeshjet e këtij sezoni në Serinë A dhe në asnjë rast nuk është dëmtuar apo zëvendësuar, qoftë edhe për arsye fizike. Madje sezonin e kaluar e mbylli si futbollisti me më shumë minuta në këmbë te skuadra e Napolit.

24-vjeçari, falë përshtatjes së tij, pritet të aktivizohet nga Sarri edhe në krahun e majtë të mbrojtjes, aty ku Napoli ka më shumë probleme në organikë.

Related posts

PESË NDESHJE NË 3 DITË/ Publikohet axhenda, ja sfidat e javës së dytë në Superiore….

Delo.autor

LUAJTËN BASHKË TEK REAL MADRID/ Drenthe rrëfen: Kurrë nuk e pashë CR7 të pinte, të abuzonte…

Delo.autor

PAS FITORES NDAJ BOLONJËS/ Konte flet hapur: Nuk është fitore titulli, por kemi filluar të shohim…

Delo.autor

Leave a Comment