Futboll Premier League Sport

E PAZAKONTË/ Tre hektarë kanabis në stadiumin e skuadrës së Premier, banda kishte zaptuar pronën e… (FOTO)

Një fermë e vërtetë me kanabis fshihej ngjitur me stadiumin e Totenhemit “White Hart Lane”, përpara se të niste ndërtimi i impiantit të ri të “Spërsave”. Lajmin e çuditshëm e ka konfirmuar vetë presidenti i “Gjelave”, Daniel Levi, i cili tregon gjatë një rrëfimi se si një bandë kriminale kishte tentuar edhe të hakmerrej kur klubi u zbuloi atyre një magazinë prej 3 hektarësh, e cila ishte mbushur plot me bimën narkotike.

Duke treguar për “Evening Standard” historinë se si ishte ndërtuar shtëpia e re e Totenhemit, Levi tha se klubi kishte blerë deri në 80 prona përreth stadiumit të vjetër dhe ata kishin ndierë një aromë të keqe në një prej këtyre pronave, e cila ishte një magazinë e paaksesueshme nga jashtë.

“Ne zbuluam se ajo ishte mbyllur me shul nga  brenda dhe kur arritëm të hyjmë, pamë tre hektarë kanabis që kultivohej brenda. Natyrisht që i telefonuam menjëherë policisë”, tregon bosi 57-vjeçar i nënkampionëve të Europës. Por historia nuk përfundon këtu. Grupi i gangsterëve që e shfrytëzonte këtë fermë të vërtetë, u zemërua shumë për humbjet e tyre dhe nisi një fushatë hakmarrjeje, për të cilën Levi tregon: “Gjëja e radhës që ndodhi ishte se ne mësuam se u bëmë viktima të një sulmi hakmarrës kur tubat e furnizimit me ujë në pronat që ne zotëronim në ‘High Road’ u prenë, duke i përmbytur të gjitha ato”.

totenhem-2

Por fatmirësisht për “Spërsat” nuk pati dëme të tjera, gjithnjë nëse kjo bandë nuk fshihej pas gjobës prej 27 milionë paundësh që iu vendos klubit për blerjen e Roberto Soldados në vitin 2013. Incidenti ndodhi pasi Levi nisi të prishë stadiumin “White Hart Lane” sapo ai mori drejtimin e klubit. Ndërtimi i impiantit të ri nisi më në fund në vitin 2015, me skuadrën që u zhvendos drejt “Wembley”-t në 18 muajt e ardhshëm përpara se të përfundonte stadiumi i ri.

Related posts

ISH-MBROJTËSI I “DJAJVE TË KUQ”/ Nemanja Vidic: Ai mund të bëhet më i miri në botë

Delo.autor

FLAMURTARI-KASTRIOTI/ Trajneri Devolli synon të ruajë ecurinë spektakolare (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

INDY 500/ Alonso rinis bashkëpunimin me McLaren dhe i rikthehet garave

Delo.autor

Leave a Comment