Futboll Seria A Sport

SULMUESI MILIK PO KËRKOHET NGA SHUMË KLUBE/ Së fundmi në garë për yllin e Napolit futet dhe skuadra…

Të shumtë janë pretendentët për të bindur Arkadius Milik për tu transferuar tek skuadra e tyre.

Së fundmi në skenë ka hyrë dhe Juventusi me Pirlon që e cilëson ideal për skemat e tij. Milik do të largohet me parametër zero në qershor pas skadencës së kontratës së tij.

Por bardhezinjtë janë të gatshëm t’a bëjnë për vete që në janar, napoletanët e vlerësojnë sulmuesin 18 milionë euro, por sipas mediave italiane ky transferim mund të finalizohet edhe me shifrën e 10 milionë eurove në total.

Drejtuesit bardhezi po përgatisin ofertën për sulmuesin 26-vjeçar, ku thuhet se do të ketë një pagë prej 4 milionë eurosh në sezon plus bonuset.

Nuk dihet ende se cila do të jetë e ardhmja e Milik por skuadrat e mëdha në Itali po bëjnë lëvizjet e tyre.

Related posts

PAS NDËRHYRJES KIRURGJIKALE/ Ibrahimovic pushime “fenomenale”, poza përkrah Ronaldos po bëhet virale (FOTO)

Delo.autor

KRIZA NË MADRID/ “PLESHTI” ka gola, sa e gjithë ekipi i Realit këtë sezon (FOTO)

Delo.autor

VDEKJA E KOBE BRYANT/ Lot, lule dhe qirinj. Mijëra fansa nderojnë legjendën e basketbollit (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment