Champions League UEFA

Bernardeschi: Juventus meritoi të fitonte

​Anësori anglez i Juventusit, Federico Bernardeschi beson se skuadra e tij është dashur të fitonte ndaj Tottenhamit

Juventus dhe Tottenham kanë barazuar 2:2 në ndeshjen e parë ndërmjet tyre në kuadër të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve.

Italiani, Federico Bernardeschi insiston se skuadra e tij është dashur të fitonte këtë takim. Por, ai thotë se ata kanë mundësi të fitojnë në ndeshjen e kthimit.

“Pasi shënuam për 2:0 nuk mundem ta mbanim atë tempo”, tha fillimisht Bernardeschi për Mediaset Premium.

“Është mëkat që rezultati është 2:2, sepse ne merituam të fitonim. Por ne besojmë në ndeshjen e dytë. Ne shkojmë atje për të fituar”.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet me 18 mars në Wembley të Londrës.

Related posts

LIVE/ Mbyllet pjesa e parë: Gola dhe emocione në Champions League

Isa.Autor

KOMENTOI ELIMINIMIN E EKIPIT TË ZEMRËS/ Alex Ferguson lartëson: “Pleshti” vështirë të ndalet…

Delo.autor

DORTMUND-BARCELONA/ Valverde merr këtë vendim për Messin (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment