Champions League UEFA

Notat e lojtarëve, Basel 0-4 Manchester City: Gundogan yll, Xhaka më i vlerësuari te vendasit

Manchester City ka arritur të marrë një fitore të pritur, por të madhe përballë Baselit në Ligën e Kampionëve.

Fitorja 4-0 e shpien me një këmbë Cityn në çerekfinale të kësaj garë, por për këtë duhet të pritet edhe tri javë të tjera.

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte Ilkay Gundogan që u notua me notën maksimale 10.0.

Sergio Aguero dhe Bernardo Silva po ashtu morën nota të larta për paraqitjen e tyre.

Pamje nga ndeshja. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

Të tre ishin shënues në këtë ndeshje, por turko-gjermani arriti të shënojë dy herë.

Te Baseli edhe pse ishin vendas notën më të lartë e mori mesfushori i kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka.

Në anën tjetër në fushë u paraqit edhe Albian Ajeti për 20 minuta dhe u notua me 5.9.

Lojtari më i dobët në ndeshje ishte portieri vendas Tomas Vaclik. 

 

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Liverpool mposht Atletico Madrid dhe kualifikohet në fazën tjetër

Delo.autor

ELIMINIMI I JUVENTUSIT NGA CHAMPIONS/ Dybala reagon: Dhimbja do të ikë, por…

Delo.autor

HUMBI NË FINALEN CHAMPIONS/ Pochettino: U mbylla brenda shtëpisë për 10 ditë…

Delo.autor

Leave a Comment