Futboll La Liga

Betis-Real Madrid, vendasit duan të përsërisin mrekullinë e fazës së parë

Real Madrid do të kthehet mbrëmjen e së dielës në fushë për javën e 24-të të kampionatit spanjoll. Skuadra e Zinedine Zidane do të luajë në fushën e Real Betis, skuadra që befasoi kampionët në fuqi të Spanjës dhe Europës në fazën e parë, duke i mundur ata 0-1 në “Santiago Bernabeu”. Betis po zhvillon një kampionat të mirë dhe është vetëm nëntë pikë larg madrilenëve në renditjen e La Liga-s, por Ronaldo me shokë kanë një ndeshje më pak.

Ekipi i drejtuar nga Quique Setien do të kërkojë të realizojë diçka që nuk e ka bërë që nga sezoni 1998/99. Në fakt, ai ka qenë kampionati i fundit ku Betis i ka fituar të dy ndeshjet kundër “Los Blancos”. Gjithashtu, vendasit kanë fituar katër nga gjashtë takimet e fundit që kanë luajtur në të gjitha kompeticionet, me një nga dy humbjet e fundit në kampionat që ka ardhur kundër Barcelona-s. Pavarësisht nga të gjitha këto, historia e viteve të fundit është në favor të Real Madrid, me Betis që ka pësuar katër humbje në pesë ndeshjet e fundit që i kanë paraprirë fitores befasuese të marrë në “Bernabeu”.

Ndërkohë, që nga humbja 1-0 e pësuar ndaj Villarreal në fillimin e muajit të kaluar, Real Madrid ka regjistruar një barazim dhe tri fitore, duke përfshirë këtu edhe takimet e fituara me një rezultat të thellë kundër Deportivo (7-1) dhe Real Sociedad (5-2). Për sa i takon lojtarëve që mund të bëjnë diferencën në këtë takim, ish-talenti i Barcelona-s Cristian Tello mund të jetë titullar për vendasit për shkak të dëmtimit të Ayala Sanabria, që është edhe golashënuesi më i mirë i Betis në këtë sezon. Nga ana tjetër, Cristiano Ronaldo ka realizuar në tri nga katër fitoret e fundit që Real ka marrë kundër Betis.

Shifra dhe Fakte
– Në 19 nga 22 ndeshjet që Real Madrid ka luajtur në transfertë janë realizuar mbi 2.5 gola për takim. Ndërkohë, në shtatë ndeshjet e fundit të Betis janë realizuar të paktën dy gola në çdo sfidë.
– Real Betis nuk ka bindur në mbrojtje, në ndeshjet e fundit që ka luajtur në shtëpi, duke pësuar 11 gola në pesë takimet e fundit të luajtura para publikut vendas, më shumë se çdo skuadër tjetër e kampionatit.

Related posts

Efekti “Ronaldo”/ Pol Pogba këmbëngul për rikthimin tek Juventusi

Isa.Autor

“NDESHJA E ÇMENDUR”/ Ja nota e Ronaldos pas barazimit befasues, më i miri u shpall… (FOTO)

Delo.autor

Barazim mes Benfikës dhe Sportingut, Porto feston titullin kampion

Sadik.Autor

Leave a Comment