Futboll Premier League Sport

Liverpool kërkon partnerin e Van Dijk, ja dy alternativat…

Liverpool do të ketë si objektiv kryesor në merkaton e verës që gjejë një qendërmbrojtës për t’ia bashkuar Virgil Van Dijk, për të cilin investoi plot 85 milionë euro duke e marrë nga Southampton gjatë muajit janar.

Holandezi ka shkëlqyer me ekipin e Klopp duke e ndihmuar të shkojë deri në finalen e Champions League, por futbollistët që luajnë në krah të tij, herë Joel Matip dhe herë Dejan Lovren nuk japin shumë garanci.

Në këto kushte, Liverpool ka nisur bisedimet me dy qendërmbrojtës dhe të paktën njëri prej tyre do të luajë në “Anfield Road” sezonin e ardhshëm.

I pari në listë është Toby Alderweireld, i cili ka vendosur të mos rinovojë kontratën me Tottenham dhe gjatë verës do të jetë në merkato. Për të marrë shërbimet e belgut, Liverpool do të përballet me konkurrencën e disa ekipeve të mëdha në Premier League.

Alternativa e Alderweireld është Harry Maguire, i cili ka luajtur aq mirë me Leicester gjatë këtij sezoni sa ka fituar një vend te kombëtarja e Anglisë dhe pritet të jetë titullar në “Rusi 2018”.

Related posts

ZBULOHET PRAPASKENA/ Trajneri italian drejt zyrtarizimit tek Kukësi, ja pse po vonon firma…

Delo.autor

FEDERER KËTË HERË NUK GABON/ Hakmerret pas 11 vitesh ndaj Rafael Nadal në “Wimbeldon”

Delo.autor

Transferimi te Werder Bremen, Milot Rashica thyen rekord kombëtar

Q.Autor

Leave a Comment