Leonardo Bonucci ka thënë se sukseset e skuadrës po vijnë pas pasionit që tregon trajneri i tyre, Gennaro Gattuso, ndërsa Milani tani është bërë një skuadër.
Rossonerët nuk kanë pësuar humbje në 10 ndeshjet e fundit në të gjitha garat, ndërsa ndeshjen e fundit e fituan ndaj kundërshtarit direkt Sampdorias (1-0).
“Na duhet të merremi me ndeshje një nga një”.
“Tani do të fokusohemi në ndeshjen e dytë në Ligën e Evropës me Ludogorets, pastaj do të shkojmë në Romë për të fituar”.
“Së fundi jemi bërë një ekip. Rezultatet janë të pranishme për të gjithë dhe një meritë e madhe shkon për trajneri. Ne i mbajmë këmbët në tokë dhe po synojmë objektiva të mëdha”, ka thënë Bonucci.
Bonucci po ashtu foli edhe për Juventusin dhe largimin e tij pas dy finaleve të humbura.
Juventusi edhe këtë sezon mbetet në garë për titull, Kupë dhe në Ligën e Kampionëve, duke bërë që të mos vërehet mungesa e Bonuccit.