Futboll

Botërori 2022, mijëra shqiptarë punojnë në ndërtimin e stadiumeve në Katar

Ambasadori i Katarit në Tiranë, Ibrahim Hashim al Sada në një intervistë tha se janë mijëra shqiptarë që po punojnë në Katar në ndërtimin e stadiumeve të reja për Botërorin 2022.

Në bashkëbisedimin me gazetarin Arbër Hitaj në emisionin “Passport” në Scan.tv ai evidentoi bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve, ndërsa thekson vullnetin për të forcuar dhe më tej bashkëpunimin.

“Ekziston dhe një Marrëveshje e Përbashkët Bashkëpunimi midis dy vendeve për punësimin e shqiptarëve në shtetin e Katarit. Në fakt, nuk ka statistika zyrtare për numrin e punëtorëve shqiptarë në Katar për shkak se disa hyjnë e të tjerë dalin sipas vëllimit të punimeve, por në total numri i tyre i kalon disa mijëra.

Shqiptarët në Katar punojnë në shumë fusha dhe jo vetëm në ndërtim. Shumë prej tyre janë të punësuar në sektorët e shërbimit, si hoteleri etj” ka zbuluar Hashim në intervistën e tij.

Related posts

Ndodh në Portugali/ Sulmuesi afrikan kopjon ZAZËN përballë Kasijasit dhe ndodh çmenduria (VIDEO)

Isa.Autor

Morata shpërthen pas zëvendësimit, e qetëson Fabregasi (VIDEO)

Sadik.Autor

MERR FUND DILEMA/ Barcelona shet Malcom për shifrën e kërkuar prej…

Delo.autor

Leave a Comment