Futboll Seria A

Nga De Vrij te rinovimi si drejtor sportiv, Igli Tare “skanon” Lazion

Pak para ndeshjes mes Lazios dhe Genoa, drejtori sportiv i bardhekaltërve, Igli Tare, është kthyer për të biseduar rreth situatës së merkatos në lidhje me holandezin De Vrij:

“Së shpejti do të dalim në një komunikim të tipit, brenda ose jashtë, dhe shpresoj më shumë brenda sesa jashtë. Kemi akord me futbollistin, por ekziston një problem me agjensinë që menaxhon De Vrij. Është bërë si një histori pa fund, por së shpejti do të zgjidhet gjithçka”.Në lidhje me ambiciet e Lazios në këtë edicion dhe situatën e trajnerit Inzaghi, shqiptari shprehet: “Do të nënshkruaja për një vend të tretë, nuk e fsheh. Eshtë një ecuri pozitive, por kjo nuk do të thotë që ne nuk mund të vazhdojmë të luftojmë, për të bërë më shumë. Frikë që dikush ta marrë Inzaghin larg? Simone është një lacial dhe ka një kontratë të gjatë me ne: as ai dhe as ne nuk do të ndahemi, ende ka një projekt në zhvillim”. Në fund, dy fjalë edhe për rinovimin e tij si drejtor sportiv i kryeqytetasve: “Është shumë herët për të folur mbi këtë. Me presidentin Lotito jemi aq të lidhur, sa rinovimi im nuk do të jetë asnjëherë problem”.

Related posts

“Emirates Stadium”, respekti i fundit për Wenger… (VIDEO)

Sadik.Autor

SERIE A/ Crotone ndali Lazion, Brozoviç falënderon Zengën

Sadik.Autor

Kolaps total në mesfushë/ Gatuzo mund t’i besojë futbollistit të “harruar” në tribunë

Isa.Autor

Leave a Comment