Futboll Seria A

Bufon komenton finalet u humbura: Në Kardif u treguam mendjemëdhenj, ndaj Milanit…

Xhanluixhi Bufon bën një hap mbrapa në lidhje me Kombëtaren dhe, me sa duket, ai do të vazhdojë të luajë për “axurrët”, të paktën do t’i përgjigjet pozitivisht grumbullimit të trajnerit të përkohshëm, Luixhi Di Biaxho, për miqësoret ndaj Argjentinës dhe Anglisë.

“Mendoja që të shkoja, por duke qenë se kombëtarja po kalon një periudhë tranzicioni, unë jam gati që ta ndihmoj atë dhe do t’i përgjigjem pozitivisht thirrjes së trajnerit nëse ajo do të vijë.

Bufon

Baloteli e meriton grumbullimin? Mendoj se po. Po tregon se është pjekur dhe nëse do të isha unë ai që zgjidhja, do ta grumbulloja. Për fuqi dhe saktësi goditjeje, i vetmi që mund t’i afrohej Totit, të cilin e kam parë për shumë vite nga afër, është Baloteli dhe askush tjetër, – vazhdon Bufon, i cili në emisionin “Tiki Taka” flet edhe për disa tema të tjera.

E ardhmja? Do të vendos në fund të sezonit me qetësi.

Finalet e Champions-it? Kam luajtur tre dhe i kam humbur të tria. Më i pafat se kaq… Ndaj Milanit gabuam 3 nga pesë penalltitë… Ndaj Barcelonës ishte gati e pamundur t’i thyeje… Ndërsa kundër Realit të Madridit u treguam mendjemëdhenj. Menduam se mund të luanim si të barabartë ndaj një ekipi si Reali i Madridit dhe e pësuam.

Milani i Gatuzos? Xhenaro nervozohet me të drejtë me ata që e gjykojnë se ka vetëm grintë dhe karakter. Ai është një trajner i formuar dhe po e tregon.

Kush e fiton derbin e Milanos? Zakonisht ata që nuk nisen favoritë…”

Related posts

SFIDA NDAJ BELGJIKËS/ Trajneri Pioli merr lajmin e keq, pëson tërheqje muskulore titullari…

Delo.autor

SFIDA NDAJ EINTRACHT FRANKFURT/ Trajneri i Bayern: Po bëjnë një punë të pabesueshme, luajmë futboll për…

Delo.autor

NUK PRITEJ KY REAGIM NGA TRAJNERI/ Reja qesh pas ndeshjes: Ja fajtori për humbjen ndaj Islandës

Delo.autor

Leave a Comment