Futboll Premier League

Kalendari i tmerrshëm i City-t, por Guardiola thotë shyqyr!

Pep Guardiola insiston se lojtarët e Manchester City-t nuk kanë probleme të rifokusohen te Premier League – titulli më i rëndësishëm i sezonit, sipas ish-trajnerit të Barcelona-s.

City ka përball Arsenal në Emirates të enjten, katër dite pasi u mundi në finalen e EFL Cup me rezultatin 3-0 në Wembley.

Një avantazh prej 13 pikësh në krye të renditjes së Premier League dhe një avantazh 4-0 ndaj FC Basel në ndeshjen e parë të 1/8-ve të Champions League i kanë dhënë qetësi City-t për javët e ardhshme megjithëse e pret një kalendar i vështirë.

“Jemi duke luftuar për titullin më të rëndësishëm të sezonit, Premier League,” shprehet ai në një konferencë për shtyp.

“Titulli i kampionatit anglez është më i rëndësishëm se Champions League, FA Cup, apo EFL Cup.

“Në futboll dhe sport ti gjithmonë harron se çfarë ke arritur, e mirë apo e keqe, dhe mendon për arritjen e radhës.”

City-n e pret një kalendar i ngjeshur në javët e ardhshme dhe për Guardiola-n ky është një lajm i mirë.

“Ndeshjet e vështira do të na mbajnë të fokusuar pasi ndeshjet e radhës do të jenë të tmerrshme pasi do të ndeshemi me kundërshtarë me kualitet.

“Kemi katër ndeshje jashtë fushe. Patjetër, jemi në një pozicion të mirë por nuk ka mbaruar akoma.

“Kemi katër ndeshje jashtë fushe dhe kur mendon se do të luajmë ndaj Arsenal, Chelsea, Tottenham dhe United dhe ndaj një ekipi si Stoke City, duhet të mbetemi të fokusuar.”

Related posts

MES SHUMË EMOCIONESH DHE LOTËSH/ “Allianz Arena” i jep lamtumirën 3 yjeve të Bayern (FOTO)

Delo.autor

U ZYRTARIZUA TEK “ZONJA E VJETËR”/ Ja tre misionet e Sarrit për të rigjallëruar Juventusin

Delo.autor

KOEFICENTËT PËR EUROPIANIN/ Shikoni dy favoritët për të fituar trofeun e “EURO 2020” (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment