Futboll

Cannavaro përjashton Jackson Martinez nga Kina!

“Tërmet” në shtëpinë e Guangzhou Evergrande. Sipas asaj që bën të ditur “El Mundo Deportivo”, ka pasur një debat të ashpër mes trajnerit italian Fabio Cannavaro dhe sulmuesit kolumbian Jackson Martinez. Sulmuesi është lënë jashtë ekipit nga Cannvaro dhe emri i tij nuk figuron në listën e futbollistëve që Guangzhou ka paraqitur për kampionatin dhe Champions League aziatike.

Cannavaro e ka kritikuar ashpër sulmuesin e blerë për 42 milionë euro nga klubi kinez, sepse nuk ka qenë kurrë në lartësinë e pritshmërive. Në këtë kushte pritet rikthimi i tij në futbollin europian. 31-vjeçari Martinez u bë i famshëm me 67 golat e shënuar në 90 ndeshjet e luajtur për Porto nga ku u transferua te Atletico e Madrid. Ai luajti vetëm një sezon nën urdhrat e Simeone dhe në vitin 2016 u transferua në Kinë.

Related posts

Sampaoli: Dybala dhe Icardi kanë shanse për Kupën e Botës

Sadik.Autor

MBROJTËSI SHQIPTAR NË SUPER FORMË/ Lenjani dhuron një tjetër asist fantastik te Sioni i Tramexanit (VIDEO)

Delo.autor

“VARI KËPUCËT NË…”/ Cana dhe Shaqiri si “shqiponja me dy kokë”, ja ç’do të bëjnë ditën e madhe të Kosovës (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment