Futboll Seria A Sport

Ofertat nuk mungojnë, Milan gati të shesë yllin e ekipit

E ardhmja e Nikola Kaliniç duket gjithnjë e më larg Milanit. Sulmuesi kroat ka dështuar të shfaqë më të mirën në këtë edicion të Serie A, edhe pse erdhi me petkun e një lojtari që do të mbante peshën e sulmit. 30-vjeçari ka vuajtur shumë me kuqezinjtë, teksa për asnjë moment nuk e ka treguar klasin e tij. Gjithsesi ofertat nuk mungojnë, por jo nga Serie A. Lokomotiv Moscow ka shfaqur dëshirën për të të nënshkruar me kroatin, por problemi mbetet te çmimi. Kuqezinjtë kanë nënshkruar me 30-vjeçarin për 5 milionë euro me detyrimin për të blerë në fund të sezonit për shifrën e 20 milionë eurove. Në këtë edicion Kaliniç ka shënuar vetëm pesë gola, ndërsa ka dhënë edhe gjashtë asiste në 40 paraqitje konkurruese për kuqezinjtë dhe nuk besohet të jetë në planet e tyre për fushatën e ardhshëm.

Sipas “Calciomercato.com”, Lokomotiv Moscow  pritet të bëjë një ofertë gjatë 10 ditëve të ardhshme për qendërsulmuesin që një vit më parë nënshkroi nga Fiorentina. Rusët janë të informuar se çmimi është 25 milionë euro dhe Milan nuk dëshiron të humbasë asnjë euro për 30-vjeçarin e Kroacisë, që nuk arriti të përshtatet me “Djallin”. Për të siguruar shërbimet e tij, Lokomotiv Moscow  nuk do ta ketë të lehtë, pasi Kaliniç ka tërhequr interesin edhe të gjigantëve të Bundesliga. Mësohet se drejtuesit e Schalke 04 gjithashtu kanë treguar interes për të siguruar shërbimet e ish-sulmuesit të Fiorentina. Gjermanët janë më të favorizuar për të nënshkruar me 30-vjeçarin, pasi përveçse militojnë në një nga pesë kampionatet më prestigjoze në Evropë, në edicionin e ardhshëm do të luajnë edhe në UEFA Champions League. 

Related posts

Salah afër një tjetër rekordi në Premierligë

Sadik.Autor

PAS LARGIMIT TË CALHANOGLU/ Gati goditja e Maldinit, Milan përgatit ofertën për fantazistin kroat…

Delo.autor

“KAM DHËNË SHUMË PËR SHQIPËRINË”/ Sadiku: Prisja ftesë nga Kombëtarja…

Delo.autor

Leave a Comment