Futboll Premier League

Conte pas humbjes turpëruese: Edhe nëse Chelsea më shkarkon, jeta vazhdon gjithsesi

Antonio Conte ka insistuar se nuk druhet se do ta humbasë punën dhe se e ka ndërgjegjen e pastër, përkundër faktit se Chelsea u turpëruar për të dytën herë më radhë në Premierligë brenda më pak se një jave.

Pas humbjes 0-3 në shtëpi nga Bournemouthi, Chelsea i Contes u turpërua edhe mbrëmë në udhëtim te Watfordi duke u mposhtur 4-1, transmeton Express.

Duke folur me një ton mospërfillës pas ndeshjes, tekniku italian e ripërsëriti se jeta vazhdon pavarësisht se a e humb ai punën si trajner i Chelseat apo jo. Ai i ka akuzuar lojtarët e vet se luajtën pa personalitet.

“E kam të vështirë t’i përçoj mendimet e mia… shpresoj se sonte do të më kuptoni. Nuk merakosem për punën time. Unë punoj çdo ditë dhe jap 120 për qind. Nëse kjo s’mjafton, në rregull është. Klubi mund ta marrë ndonjë vendim ndryshe, por nuk brengosem”, ka thënë Conte.

“Ndërgjegjen e kam të pastër. Shkoj në gjumë pa problemin se mbase, mbase, mund ta bëj këtë apo atë. Tentoj të bëjë gjithçka. Nëse kjo nuk është në rregull, klubi mund të marrë vendim ndryshe. Jeta vazhdon”, ka shtuar Conte.

Related posts

NAJDOVSKI HERO ME DOPIETË/ Kampionët e Shqipërisë “leksion” Kukësit

Delo.autor

NDIZET SFIDA NË “SAN SIRO”/ Bomberi Lukaku zhbllokon sfidën ndaj Genoa-s pas 33 sekondash lojë (VIDEO)

Delo.autor

PREMTON SHUMËN PËR TË ARDHMEN/ Talenti nga Saranda firmos me Akademinë e Manchester Cityt

F.autor

Leave a Comment