Futboll Ligue 1 Sport

KORONAVIRUSI/ Konfirmohen tri raste pozitive, PSG “pushtohet” nga Covid-19

PSG konfirmoi disa minuta më parë, në Twitter, tre pjesëtarë pozitivë për koronavirus, nga të cilët dy janë Ángel Di María dhe Leandro Paredes. Ekipi parizien tashmë e ka zbatuar protokollin e planifikuar shëndetësor dhe lojtarët do të futen në karantinë, për të parandaluar përhapjen e virusit.

Pasi kishin arritur në finalen e Ligës së Kampionëve, të cilën e humbën 2-1 kundër Bayern Munich, PSG i kërkoi LFP të shtynte ndeshjen e kampionatit francez kundër Lens, planifikuar të shtunën e 29 gushtit. Ajo u spostua për të enjten e 10 tetorit.

Arsyeja e shtyrjes, siç konfirmohet nga PSG, ishte për t’i dhënë skuadrës njëfarë pushimi, pasi kishte luajtur 3 ndeshje në 10 ditë, në Ligën e Kampionëve. Sidoqoftë, lojtarë si Neymar, Paredes dhe Di María shfrytëzuan situatën për t’i zgjatur pushimet e tyre në Ibiza. Tashmë është konfirmuar pozitiviteti i dy lojtarëve argjentinas. Personi i tretë mbetet ende engimë.

Related posts

Tifozët nuk përmbahen i vendosin flakëm makinës së presidentit të këtij klubi

Q.Autor

Revolucion te PSG, përfitojnë skuadrat elitare të Italisë

Sadik.Autor

MERR VENDIMIN PËRFUNDIMTAR/ Barcelona “vulos” fatin e ​​Suarez dhe Vidal

Delo.autor

Leave a Comment