Futboll Seria A Sport

“LUFTA” PËR NJË VEND NË CHAMPIONS/ Ja pse “Bomberi” Piatek është i vetmi shpëtimtar i Milanit

Piatek është i vetëm në majën e sulmit. Në “Tardini”, kundër Parmës, Milani nuk mundi të merrte më shumë se një barazim 1-1, duke treguar edhe një herë tjetër se në repartin e avancuar diçka mungon. Gjithashtu mangësi vërehen edhe ne mesfushë, nuk gjendet dikush që të mund të furnizojë me topa “bomberin” polak.

Milanit i duhen fitoret për të ruajtur zonën Champions, ndërsa një ndihmesë të madhe deri më tani i ka dhënë pikërisht Piontek, i cili regjistron 21 gola në total në 29 sfida në kampionat. Paqueta ishte një ndihmesë e madhe për sulmuesin, por tani, që është dëmtuar, situata duket pak e komplikuar.
Gatusso duhet të improzivojë me lojën e kuqezinjve, por edhe me skemat. Në fakt, një gjë të tillë e ka bërë dhe skuadra ka ditur sesi t’i përshtatet rreshtimit 4-3-3, gjithashtu dhe atij 3-4-1-2.

Pikërisht ky aspekt ndoshta do t’u vijë në ndihmë kuqezinvje, që sigurisht duhet të shpresojnë që të kenë edhe fatin me vete, sepse jo gjithmonë çdo gjë arrihet me forcat e tua. Sidoqoftë, përtej çdo vështirësie, “Djalli” duhet të shpresojë që Piontek të vazhdojë të shënojë, sepse shpëtimi i skuadrës duket se është pikërisht polaku.

Related posts

MUND SËRISH SALAH/ RONALDO është sulmuesi më i mirë sipas UEFA-s

Isa.Autor

PAS FITORES NDAJ VERONËS/ “Demi” Martinez zhbllokohet pas 5 ndeshjesh dhe bën premtimin për tifozët

Delo.autor

TIFOZËT NË STADIUME? Presidenti i Federatës së Kosovës bën propozimin e ri

Delo.autor

Leave a Comment