Futboll Seria A

Costacurta zbulon trajnerin e emergjencës te Italia

Zëvendëskomisari i FIGC i emëruar në këtë detyrë, Alessandro Costacurta, në vijim të përpjekjeve për gjetjen e trajnerit të ardhshëm të kombëtares së Italisë, ka njoftuar zgjidhjen e emergjencës. Teksa linte zyrat e federatës, ish-futbollisti i Milan dhe Italisë ka konfirmuar komandimin në detyrën e trajnerit provizor të përfaqësueses azzurre, të Luigi Di Biagio, që aktualisht mban detyrën e trajnerit të kombëtares U-21 të Italisë.

Rezultate imazhesh për di biagio italia

“Të shohim se çfarë do të ndodhë gjatë muajit të ardhshëm, por nëse Di Biagio do të fitonte me rezultat 4-0 tre ndeshjet e ardhshme miqësore, atëherë sipas të gjitha gjasave do të nevojitej që ta rimendonim, dhe mbase në ato kushte do të mendonim për trajnerin e U-21. Në këtë moment, Gigi duhet të konsiderohet në të gjitha cilësitë trajner i U-21 dhe teknik i përkohshëm i përfaqësueses së Italisë. Urgjente janë këto ndeshje të ardhshme, për t’i dhënë një fytyrë trajnerit të ardhshëm, sepse është diçka e rëndësishme, deklaroi Costacurta.

Related posts

​Ronaldo: Gjithmonë them se jam më i miri dhe e dëshmoj këtë!

Sadik.Autor

SKANDALI/ DËNOHET trajneri, KAPET ME gjyqtaren FEMËR: LËRE arbitrimin dhe SHKO në… 

Isa.Autor

KRIZA E KARBURANTIT NË ANGLI/ Truprojat e CR7 presin 7 orë për të furnizuar “Bentleyn”, por ikin duarbosh (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment