Futboll Seria A Sport

ZHGËNJIMI TOTAL NË EUROPË/ Ultrasit e Inter: Champions nuk është dimensioni ynë, le të mendojmë për…

Me një deklaratë zyrtare të publikuar në internet, Curva Nord e Interit mban qëndrim pas rezultatit përvëlues të djeshëm, i cili dëboi zikaltërit nga Champions League 2020/21:

“Eliminimi nga Champions League djeg. Na dhemb, shumë keq. Kjo është e qartë. Përsëri Interi nuk ka arritur atë që do kërkonte stema dhe historia e tyre. Por le të mos tallim veten!

Ky nuk ishte qëllimi. Le të bëjmë llogaritë në fund. Kështu që ne i këshillojmë të gjithë tifozët e Interit t’i japin fund zakonit të trishtuar të rënkimeve të padobishme.

Le të përqendrohemi në dimensionin real të këtij Interi. Le të mendojmë për kampionatin. Mendojmë pozitivisht. I besojmë ekipit dhe klubit. Kjo është puna jonë. Ne jemi tifozë, nuk jemi drejtues opinionesh. JEMI DASHURI PA KUSHTE! Në fund, me të drejtë, do të bëjmë llogaritë. Përpara interistë. Përpara Curva Nord”.

Related posts

Weigl çmend ekipet angleze, City dhe United në garë për transferimin e tij

Q.Autor

GUARDIOLA MË PRANË LARGIMIT/ Në Angli zbulojnë pasuesin e spanjollit tek Manchester Cityt

Delo.autor

Kushti i De Geas për United, për të mos u transferuar në Madrid

Q.Autor

Leave a Comment