Futboll La Liga Seria A

Rrëfehet Kondogbia: Kam kushtuar më shumë se Fenomeni, por tek Inter dështova prej atij

Tani që ka gjetur qetësinë dhe formën e tij më të mirë, Geoffrey Kondogbia, mund të shikojë mbrapa dhe të bëjë një analizë më të kthjellët për atë që ka ndodhur gjatë eksperiencës së tij italiane. Pak ditë pas transferimit të Joao Mario te West Ham (një tjetër lojtar që ka dështuar me zikaltrit), ish-mesfushori i Monaco është rrëfyer në një intervistë të dhënë për francezen “Sofoot” dhe ka folur për gabimet e tij:

“Kur kam shkuar në Italian, kam qenë më i qetë se duhet, – ka thënë lojtari i Valencia-s. – Nuk e kuptova rrëmujën që krijoi blerja ime dhe nuk isha gati për gjithë atë presion. Por duhej ta kisha kuptuar se blerja ime do të rritur pritshmërinë e tifozëve. kam qenë lojtari i tretë më i paguar në historinë e Inter, pas Vieri-t dhe Crespo-s. Kam kushtuar më shumë se Ronaldo. Le të themi se nuk jam sjellë si një lojtar i madh”.

Por, sipas Kondogbia, dështimi i tij është zmadhuar edhe nga gabimet e bëra nga trajneri Frank de Boer, një teknik me të cilin francezi ka pasur shumë probleme, veçanërisht pas zëvendësimit të famshëm në ndeshjen kundër Bologna-s, që ka ardhur vetëm pas 26 minutash lojë. “Jam nervozuar shumë në atë moment dhe kam shkuar menjëherë në dhomat e zhveshjes. Pasi shkova në shtëpi u qetësova, – ka kujtuar Kondogbia. – Por De Boer tha në konferencë për shtyp se nuk kisha ndjekur këshillat e tij. Kjo më zemëroi shumë. Zakonisht unë kam respekt për njerëzit dhe nuk doja të bëja fjalë me të”.

“Një ditë më pas më shpjegoi arsyen e deklaratave që kishte bërë, por unë i thashë se nuk doja ta dëgjoja dhe se nuk fitohet duke kritikuar lojtarët. Por ai më tha se donte t’i jepte një mesazh grupit. Që nga momenti që mori drejtimin e skuadrës, De Boer nuk u treguar në asnjë moment i përulur. Është një nga ata që një ditë të shtrëngon dorën dhe ditën tjetër të injoron. Në prag të ndeshjes hapëse të kampionatit ka mbledhur vetë lojtarët titullarë, një gjë që nuk është pëlqyer nga shumë lojtarë. Gjithsesi, shpresoj të jetë i lumtur, të gjithë gabojmë”, ka përfunduar Kondogbia.

Related posts

PAS 10 MUAJSH PA HUMBJE NË KAMPIONAT/ Juventus i shkakton disfatën e parë “Kuqezinjve” dhe ngushton distancën me kreun

Delo.autor

SUPERSFIDA/ Goli i javës nga UEFA, sot ICARDI gjen “prenë” e preferuar

Isa.Autor

(FOTO) Premier League/ Manchester United ‘katastrofë’, njihuni rezultatet e pjesëve të para

Q.Autor

Leave a Comment