Champions League UEFA

Azpilicueta: Iniesta nuk është i mirëpritur në Stamford Bridge

Mbrojtësi i Chelseat, Cesar Azpilicueta, ja ka tërhequr vërejtjen Andres Iniestas që të mos entuziazmohet, pasi nuk do të pritet mirë nga tifozët londinezë.

Iniesta është ai që arriti të shënojë një supergol në minutën e fundit të barazimit 1-1 të ndeshjes kthyese të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve duke e çuar Barcën tutje falë golave si mysafir e ku katalanasit ishin me 10 lojtarë në terren.

Iniesta javën e kaluar ka thënë se do të jetë një rikthim i veçantë për të në Stamford Bridge, por kështu nuk mendon Azpilicueta.

“Më kujtohet se isha në Osasunë kru ai e shënoi atë gol duke çuar Barcën në finale”.

 “Ajo ndryshoi historinë aq shumë sa që mendoi se tifozët e Chelseat ndjejnë këtë në zemrën e tyre”.

“Mendoj se Iniesta vazhdon të jetë makth dhe nuk mendoj se do të ketë pritje të mirë për të”, potencoi Azpilicueta.

Ai shtoi se Liga e Kampionëve mbetet synimi kryesor për Chelsean pasi diferenca në Ligën Premier është plot 19 pikë.

Related posts

E PABESUESHME/ Juventus më 10 lojtarë shënon kundër Valencias (VIDEO)

Isa.Autor

Nis super sfida Real Madrid-Bajern Mynih

Sadik.Autor

LIVE/ Tottenham-Ajax, Van de Beek kalon holandezët në avantazh

Delo.autor

Leave a Comment