Futboll La Liga

Cristiano Ronaldo kandidat për trofeun e radhës

Sulmuesi i Real Madrid-it, Cristiano Ronaldo, portieri i Sporting Lisbonës, Rui Patricio dhe mesfushori i Manchester City, Bernardo Silva, janë tre të nominuarit për çmimin “Quinas do Oro Award” si lojtari portugez i vitit.

Ronaldo e fitoi këtë çmim vitin e shkuar kur ish-shoku i skuadrës te Real Madrid-i, Pepe, dhe Rui Patricio ishin kandidatët e tjerë. Federata Portugeze e Futbollit tregoi të votuarit këtë javë në 16 kategori duke përfshirë futbollistë si femra dhe meshkuj, dhe pesë nga futbolli në plazh, ndërsa fituesi do të shpallet gjatë një mbrëmjeje gala në Lisbonë më 19 mars. Paneli i votuesve drejtohet nga gjashtë herë fituesi i këtij çmimi, Luis Figo, ndërsa të tjerët janë trajnerë, lojtarë dhe fansa.

Related posts

MË PAK SPEKTAKËL/ Braziliani i PSG nuk do të jetë në fushë ndaj Napolit

Isa.Autor

BARCELONA KËNAQ KËRKESAT E AJAX PËR DE LIGT/ Mbahet “peng” nga…

F.autor

SKANDAL/ Pas provokime gjatë ndeshjes, tifozët shqiptar përplasen me disa serb në Australi (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment