Futboll Sport

BARCELONA KËNAQ KËRKESAT E AJAX PËR DE LIGT/ Mbahet “peng” nga…

“Këto do jenë ndeshjet e fundiit të Matias De Ligt me Ajax-in. Mendoj se do të shkojë në Angli ose Spanjë.”- Këto ishin fjalët e shefit ekzekutiv të Ajaksit, Edwin van der Sar, pas eliminimit të holandezëve që kanë marrë shumë kuptim ditën e sotme. Mediat së Spanjë kanë shkruar se qendërmbrojtësi dhe klubi Ajax-it kanë arritur marrëveshjen me Barcelonën për transferimin e tij në “Camp Nou”.

Kështu 19-vjeçari që mahniti Europën këtë sezon në “Champions League” me shumë gjasa do t’i bashkohet në katalaonjë shokut të skuadrës Frenkie De Jong, por për momentin ka vetëm një problem. Ai është agjenti i famshëm Mino Raiola, i cili ka bllokuar transferimin pasi kërkon 20% të shumës së shitjes së kartonit të futbollistit.

Sipas ‘Marca-s’, Raiolo në të gjithë marrëveshjet e tjera të mbyllura ka përfituar 5-10%, por këtë herë synon më shumë, një shifër e cila shkon në 12 mln paund. Mbetet për t’u parë se si do të mbyllet çështja, por hipoteza më e mundshme është që Barcelona të paguaj pjesën tjetër të parave për agjentin italo-holandez.

Related posts

E BUJSHME/ Fitoi titullin kampion 2 ditë më parë, tekniku jep dorëheqje nga stoli i skuadrës

Delo.autor

FESTA E “ÇMENDUR” E CRUDELIT/ Komentatori italian nuk përmbahet pas përmbysjes spektakolare të Milanit ndaj Juventusit (VIDEO)

Delo.autor

Partizani e largoi si të padobishëm/ Ish-sulmuesi i kuq bën namin në Kupën e Italisë

Isa.Autor

Leave a Comment