Futboll Seria A

De Boer: Edhe “fëmijët” e Ajax-it luanin më mirë se lojtarët e Inter-it

Frank De Boer pretendon se lojtarët formuan një bllok në dhomën e zhveshjes.

Ai ishte pasardhësi i Roberto Mancini-t dy javë përpara se të fillonte sezoni 2016/17 dhe zgjati deri në tetor.

Tekniku holandez më pas u emërua trajneri i Crystal Palace këtë sezon, por insiston se eksperienca në San Siro ishte më e keqe.

Image result for De Boer inter

“Kisha më shumë komplikime në Itali dhe nuk ishte vetëm për shkak të gjuhës, por gjithashtu edhe për mënyrën e transmetimit të mesazhit dhe ideve,” shprehet De Boer për Ziggo Sport.

“Mënyra jonë e të menduarit është më e përafërt me atë angleze, ndërsa tek Inter ishte e gjitha e bazuar nga ana emocionale. Lojtarët formuan një bllok prej shtatë-tetë vetash.

Image result for De Boer inter

“Ishte paksa kaotike, të gjithë bënin sipas dëshirës. Kur u mundova të bëja Inter-in të luante futboll të bazuar në mbajtjen e topit, epo…Nuk kisha parë ndonjëherë diçka të tillë. Edhe të rinjtë e Ajax luanin më mirë.

“Nuk e prisja të ndodhte. Edhe në stërvitje, ata u dorëzuan dhe nuk bënin më ushtrimet e kërkuara pasi nuk i kuptonin.”

Related posts

E BUJSHME/ Shihej si pasues i Handanoviç, portieri i Ajaksit lë Interin me “gisht në gojë”: Zgjedhja ime e parë është…

Delo.autor

JANË TË DY NGA I NJËJTI VEND/ Tifozja seksi fton Halandin te Mançester Junajtid (FOTO)

F.autor

“NE E DINIM QË ATA DO KËRCENIN”/ Habit mbrojtësi i Portos: Kemi punuar shumë për atë goditje dënimi

Delo.autor

Leave a Comment