Kategoria Superiore Shqipëri

Kaos në ‘Selman Stërmasi’/ Kartat e identitetit përplasin tifozët e Partizanit me policinë

Partizani do të luajë pasditen e sotme kundër Kukësit ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të të Superiores.

Ky takim do të zhvillohet në orën 18:00 në stadiumin “Selman Stërmasi”, ndërsa tashmë policia ka dalë me një njoftim zyrtar ku thekson që tifozët nuk lejohen pa karta identiteti në stadium.

Ndërsa një ditë më parë, u bë e ditur që uniformat blu së bashku me drejtuesit e klubit ishin dakortësuar që ultrasit do të lejohen të jenë në stadium pa mjet identifikimi.

Drejtori i klubit të kuq, Genc Tomorri, për “neswport.al” deklaroi se nuk kishte një përgjigje për këtë situatë. “Nuk kam një përgjigje. S’mund të përgjigjem”, tha ai.

Ndoshta drejtuesit e kuq janë kapur të papërgatitur, por nuk përjashtohet mundësia që ky njoftim të jetë thjesht lajmërim rutinë, pasi në të vërtetë do të veprohet ndryshe dhe karta e identitetit nuk do të kërkohet. Megjithatë këtë pritet ta mësojmë para fillimit të takimit.

Related posts

MOVIOLA E EGNATIA-LAÇI/ Ja pse Shahini veproi drejt te penalltia e padhënë për rrogozhinasit (VIDEO)

Delo.autor

Vllaznia sjell gëzimin, ndaj Kamzës fitoi pikët dhe tifozët

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Ndryshon stadiumi dhe orari në super përballjen Kukësi-Tirana

Delo.autor

Leave a Comment