Kosova

Debutim i hidhur për Maganin, e eliminon Llapi, kualifikohen Prishtina, Drenica e Drita

Prishtina, Llapi, Drenica dhe Drita ishin 4 skuadrat e para që siguruan një biletë për në fazën çerekfinale të edicionit 2017-2018 të Digitalb Kupës së Kosovës. Në një terren të rënduar nga bora, Prishtina e Mirel Josës e pati të thjeshtë përballë Kosovës, skuadrës që militon në ligën e dytë. Kryeqytetasit triumfuan me rezultatin 4-0 falë golave të Bozoviç, Januzit, Currit dhe Mankendas duke avancuar në çerekfinale. Në sfidën më të fortë të këtij raundi triumfoi Llapi i Tahir Batatinës. Debutim me humbje për Gugash Maganin në stolin e Trepçës ’89 pasi në Mitrovicë kualifikimin në çerekfinalet e Digitalb Kupës e siguruan llapjanët të cilët fituan me rezultatin 0-2 falë dy golave në fund të Mirlind Dakut dhe Ilir Blakçorit. Dhuroi spektakël Drenica përballë modestëve të Arbërisë ndaj të cilëve triumfoi me rezultatin e thellë 7-0, falë një 4-golëshi të Genc Hamitit. Një finalizim i Haxhi Nezirajt në minutën e 15-të i mjaftoi Dritës për të mposhtur 1-0 Istogun në transfertë dhe për të siguruar kalimin në çerekfinale.

Related posts

TRONDITET FUTBOLLI KOSOVAR/ Vdes ish-gjyqtari i parë shqiptar i FIFA-s, vuante nga sëmundja… (FOTO

Delo.autor

GAFA AMATORESKE E PORTIERIT TË KOSOVËS/ I dhuron fitoren skuadrës kundërshtare (VIDEO)

Delo.autor

SFIDA ELIMINATORE NDAJ ÇEKISË/ Flet trajneri Challandes: Ne do të luajmë si të “çmendur”

Delo.autor

Leave a Comment