Moto GP Të tjera

Marquez: Testet pozitive, pres një Honda më agresive

Pista e Buriram është e re për të gjithë. Kemi fatin për ta studiuar përmes videove nga garat e kampionatit të SBK, por testet që do të zhvillojmë këtu këtë javë do të na shërbejnë për të mësuar më mirë karakteristikat e saj”, ka deklaruar sot Marc Marquez, spanjolli i Honda, që përgatitet për testet e radhës në pistën tajlandeze, e cila debuton në Botërorin e Moto GP. Gara e parë e Botërorit është më 18 mars, pas një muaji, ndaj pilotët po intesifikojnë punën, për të qenë gati. Në pistën e Tajlandës do të zhvillohet testet dimërore në datat 16-18 shkurt.

Këto teste janë të rëndësishme, sidomos në këtë pistë, ku të gjithë do të mësojmë gjëra të reja dhe do testojmë motorin. Unë shpresoj që rezultatet të jenë më të mira dhe të jemi më të shpejtë se dy javë më parë, nga testet e zhvilluara në Sepang. Kemi ende mjaft ndryshime për të parë, përshtatjet e tyre me aerodinamikën dhe uroj që të mbledhim të dhëna të rëndësishme, që do të na shërbejnë sezonin e ri”, tha Marquez, kampioni i botës në fuqi në Moto GP. Në testet e zhvilluara në Sepang, në të trija ditët piloti spanjoll u klasifikua në vendin e shtatë, larg kreut.

Related posts

“TOKIO 2020″/ Vendosen shtretër anti-s*ks për sportistët, organizatorët Olimpiadës e kanë seriozisht

Delo.autor

“KAMPIONI I PARË BOTËROR SHQIPTAR”/ Ambasada e SHBA në Tiranë uron boksierin Florian Markun

Delo.autor

Sportistët më të pasur në botë, Michael Jordan kryeson listën

Q.Autor

Leave a Comment