Futboll

Dembele bëhet xheloz për Coutinhon, ja si i kanë pritur ‘senatorët e Barçës blerjet e reja

Ylli i Barcelonës, Ousmane Dembele, raportohet të jetë neveritur nga mënyra se si Lionel Messi dhe Luis Suarez kanë trajtuar blerjen e re, Philippe Coutinho, në krahasim me të.

Barcelona ka shpenzuar një shumë marramendëse për Dembele dhe Coutinho në kohët e fundit, me lojtarët që janë transferuar nga Liverpool dhe Borussia Dortmund.

Teksa Coutinho duket të ketë mbështetjen e peshave të rënda si Messi dhe Suarez, raportimet në Spanjë thonë se janë sjellë të ftohtë me Dembele.

Francezi u ble për të zëvendësuar Neymar, i cili shkoi te PSG gjatë gushtit për një shifër rekord.

Dhe Diario Gol thotë se Dembele është i neveritur nga mënyra se si është trajtuar nga senatorët e Barcelonës në dhomën e zhveshjes.

Ai supozohet se mendon që Messi dhe Suarez nuk e kanë mirëpritur në rrethin e tyre të ngushtë. Si rezultat sulmuesi anësor ndihet i distancuar.

Dhe Diario Gol thotë se ai është i pakënaqur me mënyrën se si janë sjellë me Coutinhon. Thuhet se Coutinho është më i përshtatshëm për stilin e tyre të lojës.

Related posts

Edhe Milani në garë për mbrojtësin e Leipzig

Sadik.Autor

“LEKU LETËR”/ 35 kontrata të nënshkruara, askush nuk krahasohet me NEYMAR (FOTO)

Isa.Autor

SPECIALE/ Zgjimi, stërvitja, familja dhe gjuha italiane. Si i kalon 24 orët “alieni” Ronaldo

Isa.Autor

Leave a Comment