Futboll Seria A Sport

TIFOZËT E INTER SFIDOJNË KORONAVIRUSIN/ Shikoni çfarë bëjnë para ndeshjes me Juventusin (VIDEO)

Juventus-Inter do të luhet sot me dyer të mbyllura, ashtu si të gjitha ndeshjet e tjera në Serinë A për të evituar rrezikun që vjen nga Koronavirusi. Por Covid-19 nuk i ka trembur 500 tifozët e Interit, të cilët ditën e djeshme janë bashkuar për të nisur skuadrën drejt Torinos në daljen nga qendra sportive “Appiano Gentile”. Kore dhe banderola Vigjilja e kësaj ndeshjeje ishte ndryshe nga të tjerat.

Ndërkohë që brenda qendrës stërvitore mbretëronte qetësia (as gazetarët nuk mund të hynin për në konferencë dhe trajneri Konte foli vetëm për “Inter TV”), jashtë ishte një zhurmë e madhe. Nuk mund të jenë sot në stadiumin e Juventusit, por ata kanë dashur që të karikojnë skuadrën në “Pinetina” me flamuj dhe shalle.

Gjithçka është zhvilluar në një klimë feste, nën prezencën e disa tifozëve. Kjo iniciativë e tifozëve të Interit do të kishte kaluar pa u vënë re në kushte normale, por këtë herë ka bërë lajm për faktin se Milanoja thuajse është e izoluar nga frika e virusit.

Ata e përcollën skuadrën me kore dhe flakadanë duke krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme, edhe pse kishte nga tifozët e tjerë që në rrjetet sociale nuk e pëlqyen aspak diçka të tillë.

Mendojnë se diçka e tillë ishte rrezik për shëndetin e atyre që ishin prezent, edhe pse postimet në rrjetet sociale shoqëroheshin me zemrat zikaltër. Lojtarët i përshëndetën tifozët nga autobusi, por këta të fundit nuk patën fatin që të ishin afër dhe të bënin foto këtë herë.

Related posts

STATISTIKAT NDËR VITE/ Nga golat te pjesëmarrjet dhe kohët shtesë, ja rekordet e 15 edicioneve të Europianëve…

Delo.autor

MBROJTËSI SHQIPTAR PRANË AKORDIT/ PSG shpëton Hysajn, rokada e veçantë në Serie A

Delo.autor

MERKATO E DIMIRIT/ 10 blerjet më të shtrenjta të janarit, Goditje të zgjuara apo të nxituara?

Delo.autor

Leave a Comment