Futboll Ligue 1

Shokohet PSG/ Neymar është sëmurë, rrezikon ndeshjen e rëndësishme

Neymari është i sëmurë dhe mbetet në dyshim për ndeshjen që PSG-ja e zhvillon të dielën mbrëma kundër Marseille.

Lajmin e ka konfirmuar trajneri i Paris Saint Germain, Unai Emery. Ai shpreson se braziliani do të stërvitet normalisht nesër për të qenë gati të dielën mbrëma.

Sa i përket ndeshjes me Real Madridin, Emery konfirmon se nuk ka të bëjë me asnjë dëmtim që klubi dëshiron të mbajë të fshehtë, Neymari pa asnjë problem do të jetë gati për kampionët e Champions League.

“Neymari është i sëmurë. Shpresoj që nesër të stërvitet dhe të luajë të dielën kundër Marseille”, tha Emery.

“Nuk jam mjek, por doktori më ka thënë se Neymari është i sëmurë, siç ishte Lass Diarra dje. Nuk ka të bëjë me dëmtim, duket se është i ftohur”, pohoi tekniku i PSG-së.

Related posts

SULMON TRAJNERIN GATUSSO/ Lojtari i Napolit: Nuk do të më aktivizonte edhe po të humbja 10 kg peshë

Delo.autor

BYLIS-TIRANA/ Kapiteni Murataj ndëshkon me lehtësi “Bardheblutë” (VIDEO)

Delo.autor

Ajaxi përmbys Bredan, -7 nga PSV Eindhoven

Q.Autor

Leave a Comment