Kategoria Superiore Shqipëri

Dënimi i mundshëm me 10 vite i Skënderbeut: Ja kur do e marrë vendimin UEFA

Lajmi për dënimin e mundshëm me 10 të Skënderbeut nga UEFA ka bërë kurioz jo vetëm futbolldashësit por këdo në Shqipëri. Shumë janë kundër këtij sanksioni nga institucioni më i lartë qeverisës i futbollit në Europë pasi klubi korçar mund të rrezikojë edhe ekzistencën.

Jo më larg se dje qytetarët e Korçës protestuan ndaj UEFA-s si dhe nisën një peticion drejt saj, duke kërkuar mos dënimin e klubit pasi sipas tyre nuk ka prova.

Po kur do të japë vendimin UEFA?

Në rregulloret e këtij institucioni thuhet se vendimi jepet pas 8-16 javësh që nga dorëzimi i kërkesës për dënim. Duke u bazuar nga raporti 93 faqesh i dy inspektorëve të UEFA-s i hartuar dhe dorëzuar me datë 7-t shkurt atëherë i bie që vendimi pritet të shpallet nga data 4 prill deri më 30 maj.

Related posts

 NEXHIPI e thotë hapur: Do të sjellim sulmues, kemi humbur pikë se s’luajmë në shtëpi

Isa.Autor

SUPERIORE/ Teuta dhe Partizani do të ngrenë siparin e sezonit të ri, ja gjyqtarët që do të vendosin drejtësi…

Delo.autor

RENDITJA NË SUPERIORE/ Asnjë “blof” në javën e 20, tabela e klasifikimin mbetet e pandryshuar

Delo.autor

Leave a Comment