Shqipëri

Denoncimi i Iulianos në mediat italiane: Në Shqipëri ka rezultate të dyshimta

Ish-mbrojtësi qendror i Juventusit dhe ekipit kombëtar italian ka dhënë një intervistë për mikrofonat e “Casa Baggio” dhe “GazzaMercato”, duke kujtuar episodin e shumëdiskutuar të ndeshjes Juventus-Inter, në vitin 1998. Në të gjitha ato që thotë, ai mban ndjenjën e humorit, teksa një sy e ka vigjilent ndaj asaj që do të bëjnë bardhezinjtë e tij në Ligën e Kampionëve. Nuk ka munguar pyetja dhe përgjigjia e tij edhe për karrierën si trajner, veçanërisht për eksperiencën e ndërprerë në mes në stolin e Partizanit të Tiranës.

Pyetja e gazetarit ishte: Pse eksperienca juaj me Partizan Tirana, me drejtor Luciano Moggi, përfundoi para kohe? Përgjigjia e Iulianos është denoncuese për vërtetësinë e futbollit shqiptar: “Në fillim kisha hezitim për ta pranuar këtë ofertë dhe gjatë punës kuptova se ndjenjat e mia ishin të drejta. Kjo, për shkak se, për fat të keq, në Shqipëri u është dhënë mundësia futbollistëve, menaxherëve dhe presidentëve që të vënë baste për ndeshjet. Dhe e gjithë kjo më ka vënë shpesh në vështirësi, për shkak se ishte një ambient i kushtëzuar dhe për këtë arsye nuk mund të punoja i qetë. Shumë lojëra, sipas mendimit tim, kanë pasur rezultate të dyshimta. Më vonë hodha poshtë disa propozime për të drejtuar në Seria B dhe C. Tani dua të përgatis veten e të kthehem për të dhënë më të mirën”.

Related posts

Tirana merr një rezultat pozitiv në miqësoren e dytë në tokën turke

Q.Autor

Sulmuesin e PARTIZANIT s’e tremb konkurrenca, Shkurtaj një hap larg: Uroj të bëjë…

Isa.Autor

ËSHTË MESFUSHORI I KOMBËTARES U-19/ Ish-futbollisti i Skënderbeut largohet nga Sportingu, transferohet te skuadra italiane…

Delo.autor

Leave a Comment