Futboll Seria A

Di Francesco: I lumtur për fitoren, e prisja golin nga Under

Roma ka marrë një fitore me shumë vuajtje në udhëtim te Verona 0-1.

Giallorosët shënuan golin pasi kishin kaluar 40 sekonda dhe pastaj komplikuan gjithçka në fund.

Trajneri i Romës, Eusebio Di Francesco, tha se skuadra e tij vuajti për këto tri pikë.

“Keni luajtur me dhjetë lojtarë thuajse gjatë gjithë pjesës së dytë dhe ishte shumë vështirë pasi vuajtëm për fitore”, tha Di Franceaco.

“Gjithsesi jam i lumtur për këtë fitore pasi ishte e merituar edhe pse kemi rrezikuar shumë në fund”, u shpreh trajneri italian.

Cengiz Under duke festuar golin e fitores ndaj Veronës. (Foto /Getty Images)

Golin e vetëm në këtë takim për Romën e shënoi reprezentuesi turk Cengiz Under.

Di Francesco deklaroi se e dinte se Under do të shënonte herët apo vonë pasi ai ka punuar mirë.

“E dija se Under do të shënonte herët apo vonë, pasi ai ka punuar mirë dhe gani ka mësuar edhe italishten dhe kuptohemi më mirë”.

“Ai është një djalë i mirë dhe një futbollist i shkëlqyer. Do të bëjë edhe më mirë në të ardhmen”, u shpreh trajneri italian.

Pas kësaj fitore Roma tanimë zë pozitën e pestë në tabelë me 44 pikë, një më pak se Interi.

Related posts

JUVENTUS-BAYER LEVERKUSEN/ “El Pipita” rigjen buzëqeshjen si në kohët e arta, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

Laçi-Skënderbeu, ekspertët përballë kampionëve, një Kupë që duhet fituar

Sadik.Autor

E BUJSHME/ JO VETËM RONALDO: Zidane shumë pranë firmës me Juventusin

Isa.Autor

Leave a Comment