Futboll Kombëtarja

Diellor Beseni i Lirisë ftohet nga Shqipëria U-17

Diellor Besenin që luan aktualisht te Liria është ftuar nga Kombëtarja shqiptare U-17.

Lajmin e ka konfirmuar klubi prizrenas me një komunikatat për media.

“Ka ditë që zyrtarisht nga FSHF, në adresë të KF Liria ka ardhur ftesa për Diellor Besenin. Beseni, nga data 25 shkurt e deri me 4 mars, do të jetë i grumbulluar në Tropikal të Durrësit, me U-17 që drejtohen nga  Mustedanagiq”.

“Ai, ka një kohë që luan me Juniorët e Lirisë me leje të veçantë. Ndërkaq nga a marta (sot) ka nis të stërvitet me ekipin e parë”, thuhet në njoftimin e klubit.

Beseni llogaritet si njëri ndër talentët më të mëdhenj të futbollit në Kosovë.

Djaloshi ka shkëlqyer në kategoritë e reja tash e një kohë dhe kjo ka rënë në sytë e FSHF-së që e kanë ftuar djaloshin.

Kosova dhe Shqipëria në kohën e fundit janë në ‘luftë’ për talentet, ndërsa kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri dhe sekretari Eroll Salihu, kanë ngritur zërin për marrjen e lojtarëve pa leje nga kombëtarja kuqezi.

Edhe Edon Zhegrova është mollë sherri mes dy ekipeve përfaqësuese.

Related posts

(VIDEO) PSG nuk fal, Di Maria realizon një super gol

Q.Autor

E BUJSHME/ Perez hap “thesin” 300 milionësh, REALI gati të bëjë transferimin e shekullit

Isa.Autor

ËSHTË NJË GOL LARG TË BËRIT “GJYSMËSHEKULLI”/ Lukaku kërcënon këdo: Jam një “vrasës” në fushë…

Delo.autor

Leave a Comment