Futboll Premier League Sport

FLET MESFUSHORI FRANCEZ/ Pogba: Nuk më duhet shiriti i kapitenit, një lider nuk është dikush që…

Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba, thotë se ai nuk ka ambicie që të bëhet kapiten i kombëtares së Francës dhe mendon se ai mund të shprehet edhe pa e pasur shiritin e kapitenit

Jose Mourinho muajin e kaluar largoi titullin e zëvëndëskapitenit nga Paul Pogba.

U raportua për marrëdhënie të këqija mes lojtarit dhe teknikut portugez, por vet Pogba thotë se s’ka nevojë për shiritin e kapitenit që të shprehet.

“Unë kurrë nuk kam luajtur për Francën që të bëhem kapiten. Të jem këtu është një gjë e madhe për mua”.

“Nuk kam nevojë për shiritin e kapitenit që të shprehem. Një lider nuk është dikush që e ka shiritin e kaiptenit”.

“Një lidër është dikush që mund të flasësh në fushë, por unë kam parrë edhe liderë që jo domosdoshmërisht flasin”.

“Për shembull, Pirlo është lider, por ai nuk fliste shumë në zhveshtore. Ai ishte në fushë për të na treguar rrugën. Ai është lider i vërtetë”.

“Shiriti i kapitenit kurrë nuk ka qenë synimi jonë”, deklaroi Paul Pogba.

Related posts

Ronaldo rikuperohet nga lëndimi, i gatshëm ndaj Valencias

Q.Autor

KAOS NË KATAR PËR PSG/ Neymar realizon ëndrrën e tifozit (VIDEO)

Delo.autor

“Viktima” e preferuar e Messi-t pret Barcelona-n

Sadik.Autor

Leave a Comment