Futboll Seria A

Geoffrey Kondogbia rikthehet tek Inter?

Gazetat spanjolle raportojnë se Valencia nuk mund të jetë në gjendje financiare të blejë Geoffrey Kondogbia në mënyrë përfundimtare nga Inter.

Mesfushori është dërguar në formë huazimi në verë dhe është paraqitur mirë, duke kontribuar në tre gola dhe një asist në 20 ndeshje në La Liga.

Kondogbia gjithashtu ndihet mirë te Los Che dhe ideja e klubit ka qenë të aktivizojë opsionin e blerjes me vlerë 25 milionë euro.

Gjithsesi, Marca tani pretendon se financat e klubit janë shumë të pakta për të bërë të tyrin lojtarin, edhe po të arrijë një vend në Champions League.

Inter pagoi 36 milionë euro plus bonuse për Kondogbia nga Monaco në 2015.

Related posts

THUAJSE NJË SKUADËR NGA E PARA/ Ja sesi mund të rreshtohet Kukësi gjatë sezonit të ri…

Delo.autor

ÇUDIA VJEN NGA ANGLIA/ Shikoni si shënohet gol me kokë nga mesi i fushës (VIDEO)

Delo.autor

DISFATA ZHGËNJYESE NË CHAMPIONS/ Del Piero shpjegon: Juventusi ka një problem tepër serioz…

Delo.autor

Leave a Comment