Europa League UEFA

Dortmund-Atalanta, zikaltrit nuk dinë të humbasin në transfertë

Atalanta, që ka marrë disa rezultate mbresëlënëse në transfertë, do të përballet me Borussia Dortmund në “Signal Iduna Park”, në një ndeshje që do të jetë e vlefshme për 1/16-at e Europa League. Ndërkohë, paraqitja e gjermanëve në Champions League ka qenë më shumë se zhgënjyese. Pozicionimi i tyre në vendin e tretë mbrapa Tottenham dhe Real Madrid ka qenë befasues, por jo aq sa dy pikët e vetme të marrë në grup.

Në fakt, Borussia ka arritur të sigurojë vendin e tretë vetëm falë një diference më të mirë golash kundër APOEL. Për sa i takon shifrave, ndeshjet e luajtura nga verdhezinjtë në Champions League kanë prodhuar një mesatare prej 3.3 gola për takim, ndërsa ato të Atalanta-s në Europa League kanë regjistruar një mesatare prej 3 gola për ndeshje.

Zikaltrit nuk kanë pësuar asnjë humbje në tetë ndeshjet e fundit që ka në luajtur në transfertë, në të gjitha kompeticionet (6 fitore, 2 barazime), duke përfshirë këtu fitoret e marra kundër Everton (5-1), Napoli-t (2-1) dhe Roma-s (2-1). Ndërkohë, nëse Dortmund do ta fitojë Europa League, do t’i bashkohet “Pesë të Mrekullueshmeve” (Juventus, Ajax, Manchester United, Chelsea dhe Bayern Munchen), si fituese të tre kompeticioneve madhore të UEFA-s.

Related posts

Turp! Zbuloni se çfarë kanë bërë lojtarët e Liverpoolit pas ndeshjes me Karius

Sadik.Autor

Pochettino: E dominuam Juventusin, merituam më shumë se barazim

Q.Autor

CHELSEA-ARSENAL/ Alex Iwobi shënoi një super gol për “Topçinjtë”, ja “perla” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment