Shqipëri

LIVE/ Goli i Gurit dhe superpritjet e Likës, Kukësi e mbyll në avantazh pjesën e parë (VIDEO)

 Kukësi dhe Tirana, janë duke luajtur në “Zeqir Ymeri” aktin e dytë të turit çerekfinal, pas barazimit 1-1 në “Selman Stërmasi”. Skuadra e Ze Marias, e cila është dhe kampionia në fuqi e do të kërkojë fitoren, për të mbrojtur trofeun.

Ndeshja

Nga ana tjetër edhe skuadra e Pakult, e shikon Kupën si një mundësi mjaft të mirë për të shkuar në Europë, për shkak të rivalitetit mjaft të ashpër në kampionat. Të dy trajnerët kanë bërë ndryshime në formacionet e hedhura në fushë.

KUKËSI-TIRANA 1-0

Guri 4′

MINUTË PAS MINUTE

Përfundon pjesa e parë, Kukësi-Tirana 1-0. 

44′ Rrumbullaku provon me një gjuajtje, topi grushtohet nga portieri Lika.

38′ Një tjetër rast i shkëlqyer për Kukësin, por ishte përsëri portieri Ilion Lika, që me një pritje të dyfishtë, mban në lojë Tiranën.

29′ Elis Bakaj gjuan mjaft bukur nga goditja e dënimit, por ka qenë portieri Ilion Lika, që me pritjen e tij i ka mohuar golin e dytë Kukësit.

https://www.dailymotion.com/video/x6er059

27′ Guri pengohet në hyrje të zonës, për gjyqtarin kemi të bëjmë me goditje dënimi.

17′ Asion Daja ndëshkohet me karton të verdhë, pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Gurit.

14′ Kale peërfiton nga një përgjumje e Hoxhallarit, duke depërtuar bukur nga e djathta, provon një pasim në qendër të zonës, por kontrollon gjithçka, portieri i Tiranës, Ilion Lika.

4′ GOOOOL Sidrit Guri! Elis Bakaj, kroson bukur nga kendi, për Gurin, i cili i shpëton mbulimit të mbrojtjes dhe gjuan saktë me kokë, duke përshëndetur rrjetën. 

Kukësi: Frashëri, Rumbullaku, Musolli, Hoxha, Zderiç, Shkodra, Dzarja, Kale, Imami, Bakaj, Guri. Trajneri: Pakult

Tirana: Lika, Hoxhallari, Musa, Cake, Kërçiku, Daja, Muguna, Karabeci, Sentamu, Greca, Ngoo. Trajner: Ze Maria

Gjyqtar: Juxhin Xhaja

KV: Daja 17′

1′ Ka nisur takimi.

 

Related posts

BOTËRORI 2022/ Kumbulla zbulon bisedën me sulmuesin e Anglisë: Më tha më lejo të bëj gol

Delo.autor

Partizani/ Starova tregon arsyen: Ja përse bëra sherr me Trashin

Q.Autor

“EFEKTI SHKËMBI”/ Teuta e frikshme me përmbysjet, Kamza zhytet në krizë

Isa.Autor

Leave a Comment