Moto GP Të tjera

Ducati kërcënon Lorenzo: Po nuk fitoi, i përgjysmojmë rrogën

E ardhmja e pilotëve të Ducatit është në duart e tyre. Si Jorge Lorenzos ashtu dhe Andrea Doviziosos u skadon kontrata me motorin italian në fund të këtij sezoni, ndaj shefi i Ducati ka bërë me dije se gjithçka për sa i përket të ardhmes së pilotëve do të varet nga vetë ata. Duke nisur nga spanjolli Lorenzo, që përfiton mbi 10 milionë euro për sezon, por vjet zhgënjeu me paraqitjen e tij, duke mos fituar asnjë garë. Ndërsa Dovizioso dueloi deri në fund për titullin. “Nuk mendoj se do t’i japim të njëjtën rrogë Lorenzos si kur erdhi në ekip në rast se nuk fiton”, tha Paolo Ciabatti, shefi i Ducati.

Ne bëmë një sforco të madhe për ta marrë një vit më parë, por ai ishte një moment i veçantë si për ne ashtu dhe për pilotin. Kur e morëm, ai kishte një ofertë të mirë edhe nga Yamaha për dy vite të tjera dhe ishte kampion bote në fuqi. Ndaj, nëse nuk fiton dhe dulon për kreun, situata do të jetë ndryshe për të”, tha Ciabatti, që në lidhje me situatën e Andrea Dovizioso, shtoi: “Kur rinovuam me Andrea, në mesin e vitit 2016, nuk kishte fituar asnjë garë, ndërsa vjet fitoi disa gara dhe dueloi për titull. Do të dimë se si t’ia shpërblejmë”, tha shefi i motori italian Ducati, në Moto GP.

Related posts

“DO MË PËLQENTE TË…”/ Befason Joshua, pas revanshit shënjestron duelin me Wilder dhe jo atë me Fury

Delo.autor

FORMULA 1/ Piloti Alonso: Jam gati për të bërë shumë sakrifica, shpresoj që makina të jetë më e shpejtë

Delo.autor

FITOI MEDALJE ARI/ Atletja ukrainase valëvit flamurin dhe shpërthen në lot (FOTO)

F.autor

Leave a Comment